
Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka dalë me një reagim sa i përket tërmetit që u regjistrua pak pas mesnatës në jug të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tavo ka njoftuar se Strukturat e Bashkisë Himarë dhe Emergjencave Civile do të jenë në terren për të monitoruar situatën dhe për të kryer evidentimin dhe vlerësimin e çdo dëmi të mundshëm në zonat e prekura.
Po ashtu ai u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që në rast se kanë konstatuar dëmtime në banesë si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, menjëherë të telefonojnë strukturat e Bashkisë së Himarës.
LEXO KËTË LAJM I kishte shpëtuar një at*ntati tre muaj më parë /U gjet i vrarë, Lleshi i implikuar në eliminimin e Anton Kelit në 2020
Njoftimi i plotë:
Gjatë natës, në orën 00:35, është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.4, me epiqendër në zonën e Lukovës, Bashkia Himarë, në një thellësi rreth 5 km.
Strukturat e Bashkisë Himarë dhe Emergjencave Civile do të jenë në terren për të monitoruar situatën dhe për të kryer evidentimin dhe vlerësimin e çdo dëmi të mundshëm në zonat e prekura.
LEXO KËTË LAJM Protesta e te rinjve ne Tirane, BE ben reagimin
U bëjmë thirrje të gjithë banorëve që, në rast se kanë konstatuar dëmtime në banesa, objekte apo infrastrukturë, të njoftojnë menjëherë strukturat e Bashkisë Himarë.
Kontakt për raportimin e dëmeve:
Drejtoria e Emergjencave Civile – Bashkia Himarë
Bashkia Himarë do të vijojë të ndjekë nga afër situatën dhe të informojë qytetarët për çdo zhvillim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
