
Një aksident tragjik me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kurbnesh të Mirditës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë të thellë.
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë nxjerrë nga automjeti dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në daljen e automjetit nga rruga
