LAJME / E Diel 30 Gusht 2026, 20:08

Tjeter ngjarje e rende ne vend, humbin jeten dy te rinj, dalin fotot dhe emrat

Janë publikuar fotografitë e David Dedës, 46 vjeç, dhe Sokol Prekës, 40 vjeç, dy burrave që humbën tragjikisht jetën mbrëmjen e së shtunës në fshatin Karmë të Vaut të Dejës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë rrugës së Komanit, në ambientet e jashtme të një biznesi, ku dyshohet se dy burrat po ndërhynin në një instalim elektrik. Gjatë punës, ata kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike, duke pësuar dëmtime të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes është kërkuar ndihma e urgjencës, ndërsa të dy janë transportuar drejt spitalit. Sokol Preka, 40 vjeç, nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve dhe humbi jetën gjatë transportimit.

LEXO EDHE: Tre anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën ne bregdet
Pak më vonë është konfirmuar edhe vdekja e David Dedës, 46 vjeç, i cili punonte si elektricist në nënstacionin elektrik të Komanit. Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, edhe ai ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe dhimbje të madhe në zonë, ndërsa familjarët, të afërmit dhe miqtë po përballen me humbjen e dyfishtë.

Dy jetë u shuan brenda pak minutash në rrethana tragjike, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe kushtet në të cilat ndodhi kontakti me energjinë elektrike.

LEXO EDHE: Ish deputeti i njohur ne Ferma Vip? Ish-deputeti bën zbulimin e papritur
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar nëse gjatë ndërhyrjes janë respektuar masat e sigurisë dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat që çuan në humbjen e jetës së 46-vjeçarit dhe 40-vjeçarit.