
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15, pranë ish-Stacionit të Trenit, ku shtetasi V. Xh., 57 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar automjetin,
ka aksidentuar 78-vjeçarin F. S., i cili po lëvizte me biçikletë.
I moshuari u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ndërroi jetë.
Shërbimet e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, i cili akuzohet për veprën penale
“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes
