Pas thuajse 48 orësh kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali.
Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Jam gazetar dhe shpesh më duhet të krijoj distancën nga ngjarjet që ndodhin gjatë ditës, për hir të lajmit, ose të jem i ftohtë në raportim!
Por a mund të mos rri pa folur unë! Paçka se për shkak të lirisë time e kam pësuar, por unë s’kam vdekur!
Arben Anamali ka vdekur dhe trupin e tij po e kërkojnë!
Pse vdiq?
Vdiq sepse shteti ynë nuk e siguron dot jetën e punonjësit të tij!
Rastësia e numrave është e çuditëshme! Bestytet thonë se janë shenja, por ngjarjet lidhen dhe ngjajnë si dy pika ujë me njëra tjetrën.
Me 17 korrik të 2017-es Kletos Celku 35 vjeç punonjës i Ndërmarrjes Ujesjellës Kanalizime Shkodër, humbi jetën pasi u fut për të pastruar një pusetë në unazën e Shkodrës.
Askush nuk mbajti përgjegjësi as Drejtori, as Kryetarja e Bashkise, as krye inxhinjeri, as përgjegjësi, askush! Madje prokuroria e mbylli si një aksident në punë.
Kurse dihet se brenda pusetave ka gazëra dhe punonjësi duhet të jetë i pajisur me masken kundta gaz dhe me veshjet e nevojshme për të kryer një ndërhyrje të tillë. 35 vjeçari vdiq, inxhinjeri, përgjegjësi, drejtori dreqi e i biri vazhdojn të jetojnë. Më kujtohet madje që në varrim kishin qenë ish Kryetari i Bashkisë Shkodër dhe ish Prefekti, dhe drejtori i ndërmarrjes së ujësjellêsit, që ishte kujdesur edhe për shpenzimet e varrimit.
Dje kërkuan, sot, nesër do kërkojnë, apo do presim kur t’i teket liqenit të tregohet zemërgjërë do liroj trupin e pa jetë të Arben Anamali që familjarët ta varrosin.
Arben Anamali shpëtoi 5 turiste Izraelite dhe jo 2, por 5 nga vdekja e sigurtë.
Kishte 15 persona në anijen “Buna” por nuk kishte ndihmës!
Pse nuk kishte ndihmës?
Si e parasheh protokolli?
Përveç Kapitenit a duhet të jetë edhe dikush tjetër
Apo në liqenin e Shkodres nuk duhet të ketë shpëtimtar!?
Se aty na ruan Shën Rroku! Apo Ndoc Rroku se Shirokas i bjen të jenë te dy!
Polumbarët bëjnë kërkimet e tyre, policia kufitare dhe FNSH janë vënë në lëvizje por ata nuk do t’ia kthejnë babën vazjes 14 vjeçe që qante dje, sot e do qaj edhe neser në shkallet e molos së Shirokës.
Arben Anamali ka vepruar si çdo Kapiten anije, për të cilët ka rëndësi ekuipazhi dhe jo anija! U hodh shpëtoi 5 turiste Izraelite dhe vëtë u fundos, atij si erdh në ndihmë askush, as rojet e liqenit, se nuk ka, as Baywatch, të cilë sivjet si kemi as për foto, as në Velipojë se në Rrjollë jo se jo.
Ajo që është më e rënda se rrjeti plasi për heroin Arben Anamali, por turistet në pyetje s’janë marrë. Madje as trajtim mjekësor nuk kanë pas nevojë. Ata menjëherë sapo kanë shkelur token e Shirokës janë larguar drejtë Tiranës.
Aman o Zot me u pas mbyt ndonje turist i huaj do kishim Ministren, kryetarin e Bashkise, Kryetarin e Qarkut, Prefekten, madje edhe Haki Çakon i cili meqe spo i shuan zjarret në jug do ishte në Shirokë duke kordinuar punen për gjetjen e trupit të turistit të huaj. Ndërsa Arben Anamali humbi jeten se ishte vetem ai në anije, dhe 15 turistë të huaj! Dhe se liqeni i Shkodrës duhet të ketë “Baywatch” jo David Hasselhoff dhe Pamela Anderson, por kujdestar dhe rojtar të jetë.
Arben Anamali ishte Kapiteni, kujdestari i jetës së 5 grave Izraelite që do kthehen shëndosh e mirë tek familjet e tyre.
Arben Anamali humbi jeten si hero shpëtoj 5 jetë, dhe tradhëtoi vajzen 14 vjeçe, djalin 17 vjeç dhe gruan 41 vjeçe. Pse???
Sepse Arben Anamalin e kanë tradhëtuar hallkat e sistemit që nuk funksionon.
Arben Anamali është viktimë e shprehjes ” Na ruajt Zoti”
QOFSH I PARAJSËS ARBEN ANAMALI! (SHKRIM NGA GAZETARI SIMON SHKRELI), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE