Kryeministri Edi Rama këtë të premte zhvilloi një mbledhje me të gjithë kryetarët e Bashkive të Vendit. Krah Ramës ishte edhe minsitri i Financave Petrit Malaj i cili bëri me dije se janë drejt finalizimit të çmimeve të reja të transparencës.
Duke qenë se vlera e pronave është rritur me 26%, ministri shtoi se taksa e tyre ashtu sikurse dhe në vendet e tjera të Europës do të duhet që të ketë të njëjtën rëndësi.
“Ne jemi drejt finalizmit të çmimeve të reja të referencës. Vlera e pronave është rritur me 26%. Taksa e pronës është një nga taksat kryesore në të gjitha bashkitë e Evropës dhe duhet të ketë të njëjtën rëndësi edhe për bashkitë e vendit tonë. Paralelisht me taksën do të bëjmë edhe prezantimin e rivlerësimit të pronave që do të bëhet me në normë tatimore të reduktuar.
Krahas vlerës së re të pronave, qytetarët do kenë mundësi të bëjnë dhe rivlerësimin e pronave”, tha Malaj, ndërkohë që gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se brenda pak ditësh do të publikohen edhe çmimet e reja të referencës për pasuritë e paluajtshme, të cilat do të përfshijnë për herë të parë edhe një diferencim të taksës mes shtëpisë së parë dhe të dytës.
Sipas kryeministrit taksa për shtëpinë e dytë, sidomos për ato në zonat bregdetare, do të jetë më e lartë.
“Punë ditësh, javësh do të dalin çmimet e reja të referencës. Çmimet e reja do të kenë dhe një element tjetër. Taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se sa për shtëpinë e parë. Bashkitë, sidomos ato të bregdetit do kenë një të ardhur domethënëse nga ky proces.
Pasi shumë persona në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Nga ana tjetër duke pasur parasysh që çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë kush do ta menaxhojë mirën taksën e pasurisë do të ketë të ardhura të mira, një gjë duhet pasur parasysh.
Në disa bashki kemi taksa lokale eksesive, gjë që nuk bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël por në disa bashki taksa e tavolinës, ose taksa e tabelës…ka dhe raste ekstravagante të këtyre që merren me miniera iu vënë dhe taksa lokale të çuditshme, por edhe këtu duhet pasur parasysh që të ketë një lloj sensi dhe kuptimi e gjitha.
Ministria e Financave do na japë një udhërëfyes për tu pasur parasysh në kushte kur me futjen e çmimeve të reja të referencës taksa e pronës do të rritet dhe me kushtet kur për herë të parë do fusim konceptin e shtëpisë së dytë. Të gjithë këta që kanë shtëpitë në bregdet do duhet të paguajnë më shumë”, tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE