LAJME / E Premte 19 Qershor 2026, 18:06

Aksident në superstradën Lezhë-Milot! Tre persona mbeten të plagosur pas përplasjes së disa automjeteve

Një aksident ka ndodhur pasditën e kësaj të premteje në superstradën Lezhë-Milot, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Gajush. Të plagosurit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmë mjekësore, ku raportohet se jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet e para hetimore dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin apo se cilët janë personat e plagosur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE