LAJME / E Martë 26 Dhjetor 2023, 20:08

Aksident i rëndë në aksin “Levan-Tepelenë”/ Autobuzi përplaset “kokë më kokë” me mjetin bujqësor, zbardhen detajet e para

Aksident në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël. Policia bën me dije se një automjeti tip “Benz” autobot, me drejtues shtetasin A. G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr.


Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.