SHOWBIZ / E Premte 2 Shkurt 2024, 13:01

Zbulohet dhurata ekskluzive dhe luksoze e Ronaldos për 30-vjetorin e Georgina

Georgina Rodriguez mbushi 30 vjeçe. Një moment historik i rëndësishëm dhe për këtë arsye Cristiano Ronaldo vendosi t’i bëjë partneres së tij një dhuratë të çmuar dhe ekskluzive.

“Faleminderit dashuria ime”, – ka shkruar influencuesja në rrjetet sociale, duke treguar dhuratën e futbollistit. Është një ‘Casio G-Shock’ me ar të bardhë, me diamante dhe rrip rozë.

Një edicion i kufizuar i krijuar nga marka luksoze amerikane ‘Jaob & Co’. Modeli gjithashtu përmban një ‘G’ në sfond.

Është e pamundur të dihet vlera e saktë e orës, sepse Cristiano Ronaldos i pëlqen gjithmonë të bëjë disa ndryshime në bizhuteritë që blen, për t’i personalizuar ato sipas dëshirës së tij. Megjithatë, çmimi bazë i një ‘G-Shock’ është rreth 100 mijë euro.