SHOWBIZ / E Premte 9 Janar 2026, 20:08

Xheneta u rikthye në BBV dhe bën deklaratën e papritur për Gjestin

Rikthimi surprizë i Xheneta Fetahut në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” nuk ka shërbyer vetëm për dinamika loje, por edhe për një rrëfim të ndjerë personal.

Gjatë qëndrimit të saj 24-orësh, ajo ka folur hapur për herë të parë lidhur me ndjenjat e saj për Gjestin.

Edhe pse pa ia përmendur emrin direkt, referenca ishte e qartë. Xheneta pranoi se brenda shtëpisë nuk ishte e vetëdijshme për atë që ndjente, por realiteti e goditi sapo doli jashtë.

“Mundem me thënë 100 për qind ndoshta kam pasur lloj ndjenja për të pa vetëdijen time… E kam kuptuar kur mua më dhembi kur e kam parë me dikë tjetër,” rrëfeu ajo para banorëve.

Sipas saj, ai moment xhelozie ishte çelësi që e bëri të kuptonte të vërtetën: “Aty e kam vërejtur që ka diçka që mua ma ndjen.”

Ky deklarim hedh dritë të re mbi raportin e tyre të tensionuar dhe shumë të komentuar të edicionit të kaluar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE