LAJME / E Martë 11 Gusht 2026, 01:01

“Sulmet” ndaj Berishës skenar për ta “hequr qafe”? Evi Kokalari i kthehet Çim Pekës: Mjeran nga Hasi, deklaratat të burojnë nga injoranca! Po i hapni rrugë Argitës (REAGIMI)

“Për mua, dy figurat politike më komplekse, por edhe më të kompletuara të këtyre 3–4 dekadave në trojet shqiptare, mbeten Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha. Dy personalitete krejt të ndryshme në stil, temperament dhe mënyrën e ushtrimit të lidershipit, por që arritën diçka që shumë pak politikanë shqiptarë e kanë arritur: të bëhen më të mëdhenj se partitë që drejtuan.

Rugova vdiq përpara se t’i vdiste partia. Berisha, paradoksalisht, rrezikon të përjetojë të kundërtën: ta shohë partinë të dobësohet ndërsa ai është ende aty”, kjo ka qenë deklarata e bërë një ditë më parë nga gazetari Çim Peka, i cili ndonëse është afër kreut të PD-së, Sali Berishës, e kritikoi këtë të fundit duke i kërkuar një lëvizje për të shpëtuar partinë.

Deklarata e Pekës dhe veçanërisht krahasimi që ai i bëri Berishës me Ibrahim Rugovën ka sjellë reagimin e aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e cila ka sulmuar sërish gazetarin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kokalari e cilëson krahasimin si rezultat të “injorancës” dhe mungesës së informacionit mbi zhvillimet politike shqiptare. Sipas saj, Rugova dhe Berisha nuk mund të vendosen në të njëjtin plan, duke argumentuar se Rugova luftoi politikisht për një Kosovë të pavarur, ndërsa Berisha sipas saj ka pasur një rol krejt tjetër në historinë politike të Shqipërisë.

Aktivistja shkon më tej duke pretenduar se kritikat e fundit të Pekës ndaj Berishës, nuk janë të rastësishme dhe se synimi është shtyrja e kreut të PD-së drejt largimit nga politika, për t’i hapur rrugë Argita Malltezit.

“Por, kur e tejkalojmë vështirësinë e intelektit që i mungon jo vetëm atij, por 90% të këtyre mençurive që mbulojnë politikën nëpër studiot e natës, dalim tek përfundimi se vërejtjet e këtij kundrejt Berishës, që çuditërisht nuk ndodhën gjatë majit dhe gjatë një gare që Berisha e shpërdoroi duke përdhunuar edhe një herë PD-në, bëhen vetëm që ta shtyjnë Berishën të dalë nga loja dhe të instalojë Argita Malltezin, që s’ka asnjë kontribut në PD përveç legjitimimit të korrupsionit, për të cilin do shkojë në burg ajo, i ati dhe i vëllai”, shkruan Kokalari.

Këtij mjeranit të Hasit, që i duket Sali Berisha si Ibrahim Rugova, shpjegojani që këto analiza i burojnë nga injoranca e thellë që vjen nga mosinformimi siç duhet i ngjarjeve dhe rrethanave.

Ibrahim Rugova ishte atdhetar dhe luftën e bëri për një Kosovë independente, ndërkohë që Sali Berisha ishte ç’ndërthurja dhe ç’atdhetarizmi i kombit në territorin e Shqipërisë.

Por, kur e tejkalojmë vështirësinë e intelektit që i mungon jo vetëm atij, por 90% të këtyre mençurive që mbulojnë politikën nëpër studiot e natës, dalim tek përfundimi se vërejtjet e këtij kundrejt Berishës, që çuditërisht nuk ndodhën gjatë majit dhe gjatë një gare që Berisha e shpërdoroi duke përdhunuar edhe një herë PD-në, bëhen vetëm që ta shtyjnë Berishën të dalë nga loja dhe të instalojë Argita Malltezin, që s’ka asnjë kontribut në PD përveç legjitimimit të korrupsionit, për të cilin do shkojë në burg ajo, i ati dhe i vëllai.

Pra, “kritikat” e këtij mjerani janë skenar i vetë familjes Berisha. Ky thjesht propagandon, sepse talent vetëm besnikërinë momentale ka; profesionalisht, s’ka nevojë për koment.

Nejse, mbas këtyre, familjes, SPAK do kërkojë ato $500,000 cash që iu dhanë këtij mençurisë të Hasit për të hapur Syri TV, që është kthyer në propagandën e injorantëve, a thua se mungesë intelekti kemi ne që i ngritëm nga varri, dhe pastaj menduan se do na fusnit ne në varr që të mos ndiheshim…

Nuk di nëse më kuptoni…?

Gjërat vonojnë pak sepse do gjejmë burimin e atyre gati $10 milionë që hodhët si lobim në SHBA… e pastaj me radhë të gjithë.

Ndërkohë, shoh Grenell, i cili me vetëdije të plotë, ra në nivelin e injorancës së këtij nga Hasi dhe në nivelin e mashtruesve të dështuara të showbiz-it shqiptar, vazhdon pushimet në kurriz të shqiptarëve, por tashmë që u dogj si Sekretar Shteti, u thotë këtyre në Shqipëri se do bëhet shef i CIA-s.

Kemi javë që tallemi masivisht me këtë të mjerë në DC. Grenell, që u Ballkanizua më shumë se unë që kam lindur aty, më tepër se një pozicion tek Syri nuk kap, sigurisht derisa edhe ai të ketë fundin e McGonigal…

Nejse, dëgjohemi sërish… dhe së shpejti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE