LAJME / E Hënë 10 Gusht 2026, 22:10

”Çartet” Daut Haradinaj ja çka po paralajmëron

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka përsëritur thirrjen e tij për protesta kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke deklaruar se rruga mbetet, sipas tij, mënyra e vetme për ta rikthyer Kosovën në normalitet institucional.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se vendi ka nevojë për një ndryshim të madh politik dhe ka renditur një sërë çështjesh për të cilat ai akuzon qeverinë aktuale.

“E kam thënë dhe po e përsëris: rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik”, ka shkruar ai.

Sipas Haradinajt, Kosova duhet të jetë një shtet ku respektohen aleatët strategjikë, ku institucionet funksionojnë normalisht dhe ku qytetarët trajtohen në mënyrë të barabartë.

Në postimin e tij ai ka përmendur një sërë pikash, duke kërkuar një Kosovë:

Ku, sipas tij, respektohet aleati historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
Ku Serbia sanksionohet me 100 për qind;
Ku energjia elektrike prodhohet në Kosovë dhe nuk importohet nga Serbia;
Ku projektet amerikane konsiderohen strategji shtetërore;
Ku qytetarët trajtohen në mënyrë të barabartë;
Ku prodhuesit vendorë mbështeten nga shteti;
Ku policët, ushtarët dhe punëtorët trajtohen me dinjitet;
Ku arsimi dhe shëndetësia janë prioritete;
Ku, sipas tij, qytetarët nuk detyrohen të largohen jashtë vendit.

Haradinaj ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, qeveria ka trajtuar çështje të ndryshme shtetërore dhe ekonomike, duke akuzuar pushtetin për mosrealizim të premtimeve dhe keqmenaxhim.

Në fund të reagimit të tij, deputeti i AAK-së ka lëshuar edhe një mesazh politik drejtuar Albin Kurtit.

“Pra, shtatori po vjen, Albin”, ka përfunduar Haradinaj.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensionesh politike, pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese dhe thirrjeve të vazhdueshme nga opozita për protesta dhe veprime politike kundër qeverisë në detyrë.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka reaguar ndaj deklaratës së Daut Haradinajt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE