
E pyeti pse kishte ardhur në shtëpi dhe ai iu përgjigj “e di unë”.
Marrëdhënia babë e bir ishte e acaruar, kur ishte dy vjeç prindërit e tij u divorcuan dhe nga një fëmijëri shumë e vështirë i riu, i cili sot është nën akuzë vrasjeje kreu disa ngjarje.
Një ndër to edhe plagosja me thikë e të atit një vit më parë. Në dosje renditen dhjetëra dëshmi, mes tyre të dëshmitarëve okularë që panë si qëlloi i riu me armë zjarri dhe më tej të familjarëve të tij dhe po ashtu edhe dëshmia e një vajze.
Top Channel thotë se Kristjani ka kërkuar avokat falas pasi asnjë nga prindërit e tij nuk ka mundësi të paguajë një mbrojtës.
Më tej i pyetur nga grupi hetimor ai jep detaje:
“Kam qenë i vetëm në trotuarin përpara lokaleve që ndodhen përballë kinemasë. Në rrugën përpara vendit ku ndodhej ai ka kaluar një automjet Mercedes-Benz, C-Class, me ngjyrë të zezë. Targën e automjetit nuk e mbaj mend, por e di që automjeti përdoret ose është në pronësi të Johan Zuko. Me Johanin, rreth dy javë më parë, kam pasur një konflikt verbal. Shkak i konfliktit ka qenë fakti se Johan Zuko kishte ngacmuar një mikeshë timen. Unë i kam kërkuar që të mos e ngacmojë, dhe gjatë konfliktit e kam goditur me pëllëmbë.
Kur ka kaluar me makinë, i fola dhe ai ndaloi. Qëllimi ka qenë të sqaronim konfliktin e mëparshëm me të. Menjëherë pasi automjeti ka ndaluar, i jam afruar te xhami i makinës. Në këtë moment, Johan Zuko ka nxjerrë një thikë dhe ka tentuar të më godasë.
Pas kësaj, Johani ka zbritur nga automjeti dhe është afruar drejt meje duke u përpjekur sërish të më godasë me thikë. Për të shmangur goditjen, e kam goditur me shkelm. Në automjetin e tij ndodhej edhe një person tjetër, një djalë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
