LAJME / E Hënë 10 Gusht 2026, 19:07

“Ndoshta më shikoni në kronikën e zezë”! Vrau shokun e fëmijërisë, momenti kur Kristjan Sterjo pritej si hero kur dilte nga paraburgimi (Video)

Një video e publikuar më herët në rrjetet sociale po rikthehet në vëmendje pas vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë, për të cilën Kristjan Sterjo është arrestuar si autor i dyshuar.

Në pamjet e publikuara, Sterjo shfaqet duke dalë nga një institucion i sigurisë, pas arrestimit të mëparshëm për plagosje me thikë. Disa prej miqve të tij e prisnin jashtë me telefona në duar dhe e filmuan në momentin kur ai doli nga institucioni.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mënyra se si është shoqëruar videoja. Në sfond dëgjohet një këngë me vargjet: “Ndoshta një ditë më shikon në kronikat e zeza.”

Ndërkohë, në profilet e tij dhe të rrethit shoqëror publikoheshin vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria e tyre, mes të cilave edhe pamjet e daljes së tij nga institucioni i sigurisë. Kristjan Sterjo u arrestua mbrëmjen e së shtunës, disa orë pasi u identifikua nga policia si i dyshuari kryesor për vrasjen e Joan Zukos në Korçë.

Sipas të dhënave të hetimit, ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti të mëparshëm mes dy të rinjve. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE