LAJME / E Martë 11 Gusht 2026, 03:03

Vreshtat e fermerëve u shkatërruan pasi refuzuan, Kryetari i Bashkisë reagon urgjentisht: Ne kemi vendosur

Një incident i rëndë ka tronditur komunitetin e Ravanuzës në Itali, ku vreshti i një fermeri është shkatërruar, në atë që autoritetet lokale e kanë përshkruar si një akt frikësimi të lidhur me zhvatje kriminale.

Sipas reagimit të bërë publik nga kryetari i bashkisë së Ravanuzës, fermeri dyshohet se është goditur pasi ka refuzuar t’u nënshtrohet kërkesave për pagesë nga njerëz të lidhur me strukturat kriminale.

Imazhet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një sipërfaqe të konsiderueshme të vreshtit të dëmtuar, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin vendas.

«Mafia është një mal me mut. Nuk ka më vend për parazitë në Ravanuza», shkroi kryebashkiaku në reagimin e tij, duke e konsideruar shkatërrimin e vreshtit një sulm të drejtpërdrejtë ndaj punës dhe dinjitetit të fermerit.


Ai shprehu solidaritet të plotë me fermerin e prekur dhe njoftoi se institucionet lokale do të qëndrojnë pranë tij.

Kryetari i bashkisë u ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që të mos heshtin përballë episodeve të tilla dhe se kushdo që ka parë, dëgjuar ose ka informacion të dobishëm duhet të kontaktojë policinë.

“Frika mposhtet së bashku dhe përgjigja më e mirë është bashkëpunimi i një komuniteti të bashkuar dhe të lirë. Kushdo që sulmon punën e qytetarëve tanë, sulmon të gjithë Ravanuzën”, përfundon reagimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE