Spektakli "Dancing with the stars" nis së shpejti dhe çdo ditë po zbulohen konkurrentët që do të shohim të kërcejnë. Regjisorja Arnita Beqiraj është konkurrentja e radhës në spektaklin e kërcimit.
Ajo ka qëndruar gjithmonë pas kamerave, por DWTS e nxjerr për herë të parë para publikut. Balerini profesionist Eni do të jetë partneri i saj në këtë rrugëtim magjik.
Kujtojmë se gjatë sezonit të kaluar në garën e kërcimit ishte partneri i saj, Arbër Çepani.