
Një aksident tragjik me motor në qytetin Nurnberg të Gjermanisë i ka marrë jetën një 51-vjeçari me origjinë nga Gjakova.
Sipas njoftimit të familjarëve në rrjete sociale, viktima është Franc Ndue, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të ndodhur një ditë më parë.
Familjarët dhe të afërmit kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen, duke e përshkruar të ndjerin si një njeri të dashur dhe me vlera të mëdha njerëzore.
Në njoftimin mortor thuhet se ai do të mbahet mend si “një shok i çmuar dhe një shqiptar i vërtetë”, i cili ka lënë pas kujtime të paharruara për familjen dhe miqtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
