
Një anije pasagjerësh është mbytur në Detin Java në Indonezi, ndërsa vijojnë kërkimet për rreth 130 persona që rezultojnë të zhdukur.
Agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit bëri të ditur se deri tani janë shpëtuar 113 persona, ndërsa gjashtë të tjerë kanë humbur jetën.
Në bord ndodheshin gjithsej 243 persona, përfshirë 30 anëtarë të ekuipazhit. Anija u raportua e zhdukur në orët e para të së dielës, pasi humbi kontaktin me autoritetet për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në Detin Java, ndërsa ekipet po punojnë për gjetjen e personave që rezultojnë ende të zhdukur.
