LAJME / E Diel 13 Shtator 2026, 18:06

Fundoset trageti në Indonezi, 6 të vdekur dhe 129 të zhdukur

Një traget pasagjerësh me 243 persona në bord është fundosur në Detin Java, në Indonezi, pas përkeqësimit të motit.

Anija “Virgo Transport 8” ishte nisur nga Surabaya drejt Banjarmasin të shtunën, por humbi kontaktin të dielën.

Sipas autoriteteve indoneziane, deri tani janë shpëtuar 108 persona, ndërsa gjashtë trupa janë gjetur. 129 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet me anije dhe helikopterë. Autoritetet po hetojnë edhe shkaqet e fundosjes, ndërsa të mbijetuarit kanë treguar se dallgët ishin rreth tre metra të larta.