
Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë këtë të shtunë në ditën e saj të 35-të ndërsa tubimit i janë bashkuar qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në vende të ndryshme të botës.
Me parullat “Jep dorëheqje Edi Rama”, “Rama ik” dhe “Rama n’burg”, ka nisur kjo protestë.
Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, dhjetëra qytetarë nga diaspora janë mbledhur fillimisht në Shkodër, përpara se të niseshin drejt Tiranës. Ata kanë udhëtuar me automjete të zbukuruara me flamurin kuqezi, duke iu bashkuar më pas protestuesve në tubimin e mbrëmjes.
Kjo ditë e 35-të e protestës përkonte me datëlindjen e 62-të të kryeministrit, ndërsa shumë prej protestuesve kishin sjellë me vete torta simbolike, në të cilat ishin shkruar mesazhe ku i kërkohej dorëheqja.
Pjesëmarrësit deklarojnë se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara në raport me protestat e mëparshme, ndërsa këtë herë kanë përcjellë edhe një mesazh simbolik në ditën e lindjes së kryeministrit.
Tubimi ka nisur në Sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët u mblodhën përpara se të marshonin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës janë mbajtur fjalime nga pjesëmarrësit, me fokus kërkesat për largimin e qeverisë dhe ndryshimin e klasës aktuale politike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
