LAJME / E Shtunë 4 Korrik 2026, 22:10

“Diktatori i fundit!” Pas tortës dhe arkivolit, shqiptarët i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë në mes të bulevardit

Mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet po zhvillohet protesta e 35-të e të ashtuquajturit “Revolucioni i Flamingove”, së cilës këtë herë i janë bashkuar edhe dhjetëra shqiptarë nga diaspora.

Ndërkohë duket se “kreativiteti” i ditës së sotme nuk ka të mbaruar, pas tortave dhe arkivolit, protestuesit kanë përgatitur edhe një bust të Kryeministrit, tek i cili kanë vendosur shkrimin “Diktatori i fundit”.

Pasi busti është “ekspozuar” para njerëzve, është rrëzuar në tokë dhe është goditur në shenjë simbolike prej tyre.

Kujtojmë se mijëra shqiptarë të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Europës, janë rikthyer në atdhe për t’iu bashkuar tubimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si edhe largimin e klasës së vjetër politike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE