LAJME / E Shtunë 4 Korrik 2026, 20:08

Çfarë di ambasada amerikane: Kthehet alerti i dhnes pas 35 dite proteste, cfare po ndodh…

Alerti i Ambasadës Amerikane, sinjalet për tensione në disa qytete dhe skenarët për grumbullime pranë komisariateve e institucioneve shtetërore tregojnë se autoritetet po përgatiten për një fundjavë me rrezik të shtuar sigurie…

Në 30 ditë protesta të zhvilluara përpara Kryeministrisë, Ambasada Amerikane në Tiranë nuk kishte nxjerrë asnjëherë mesazhin e famshëm të alertit.

Në të, siç jemi mësuar, ambasada paralajmëron qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri të tregojnë kujdes në lëvizjet e tyre kur priten protesta që mund të shoqërohen me episode dhune.

Alerti i Ambasadës së SHBA-së nuk është një njoftim rutinë që miratohet vetëm nga titullari i selisë diplomatike.

Ai është pjesë e një protokolli të veçantë, i cili, përpara publikimit, konsultohet me Departamentin e Shtetit dhe kryqëzohet me informacionet e agjencive të tjera amerikane, përfshirë edhe CIA-n.

Gjatë gjithë këtyre 35 viteve, sa herë Ambasada Amerikane ka publikuar një alert të tillë, në protestat e paralajmëruara kanë ndodhur realisht incidente apo episode dhune.

Thuajse në asnjë rast nuk ka rezultuar se organizatorët e protestave kanë devijuar nga skenari që pritej.

Nëse lexohet me kujdes mesazhi, ai nuk i referohet vetëm Tiranës.

Aty thuhet se episode dhune mund të ndodhin edhe në qytete të tjera.

Madje, sipas njoftimit, sinjalet e para janë shfaqur që gjatë protestës së 2 korrikut.

Ndërkohë, për ditën e sotme ka të dhëna se mund të ketë një zinxhir zhvillimesh të ngjashme, jo vetëm përreth Kryeministrisë apo bulevardit, por edhe në pika të tjera të kryeqytetit.

Përveç amerikanëve, informacione për tensione të mundshme kanë marrë edhe shërbime të vendeve të Bashkimit Europian, si dhe struktura të sigurisë të vendeve të tjera, përfshirë Turqinë dhe Izraelin.

Sipas këtyre sinjaleve, ekzistojnë të dhëna për tentativa dhune, madje edhe për përpjekje për t’u vënë zjarrin komisariateve të policisë në Tiranë, ku ndodhen të shoqëruar ose të arrestuar disa nga protestuesit e ditës së enjte.

Informacione të ngjashme kanë marrë edhe organet shqiptare të sigurisë.

Sipas tyre, priten grumbullime përpara komisariateve të policisë, Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe godinës së Kuvendit.

Madje, për disa komisariate ka sinjale se mund të ketë tentativa për të hyrë në ambientet e tyre me qëllim lirimin e personave të arrestuar.

Sipas të njëjtave burime, në këto grumbullime mund të marrin pjesë edhe gra dhe të mitur, me synimin për ta bërë më të vështirë ndërhyrjen e policisë.

Ndërkohë, policia, sipas informacioneve, ka marrë udhëzim të shmangë çdo ndërhyrje të panevojshme me forcë dhe çdo provokim ndaj demonstruesve.

Madje nuk përjashtohet një skenar i ngjashëm me ngjarjet e 14 shtatorit 1998, ku në disa raste mund të shmanget përplasja direkte për të mos përshkallëzuar situatën.

Gjithçka pritet të zhvillohet pas përfundimit të seancave të sigurisë në Gjykatën e Tiranës.

Edhe aty parashikohen grumbullime dhe kërkesa për lirimin e protestuesve, numri i të cilëve, sipas burimeve, ka arritur në 19.

Nga ana tjetër, sinjale për protesta dhe tensione kanë ardhur edhe nga qytete të tjera, si Shkodra, Kurbini, Lezha dhe Bajram Curri.

Në Bajram Curri pritet një protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali, ndërsa paralelisht mund të zhvillohen edhe grumbullime përpara komisariatit të policisë.

Sipas këtij skenari, synimi është krijimi i një situate që do ta detyronte policinë të shpërndante forcat në disa pika njëherësh, duke e vështirësuar menaxhimin e situatës.

Ndërkohë, plani për protestën e mbrëmjes parashikon rrethimin e Kryeministrisë.

Ndërsa si alternativë rezervë përmendet edhe rrethimi i godinës së Kuvendit, i cili, sipas këtij skenari, mund të vazhdojë për disa ditë, të paktën deri të hënën pasdite, kur është planifikuar zhvillimi i seancës plenare./Pamfleti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE