LAJME / E Shtunë 4 Korrik 2026, 22:10

U shpall ‘armike’ në protesta, revoltohet Aurela Gaçe: ‘Dinjitetin e kam të shtrenjtë’

Prej më shumë se një muaji, në Tiranë po mbahen protesta të përditshme për mbrojtjen e Nartës dhe Zvërnecit.

Në kuadër të kësaj revolte, në rrugët e kryeqytetit janë afishuar foto të disa artistëve të njohur si Luiz Ejlli, Noizy, Elvana Gjata e të tjerë, të cilët janë kryqëzuar dhe cilësuar si “armikë” për shkak të mosmbështetjes së tyre.

Së fundmi, në këto lista të zeza është përfshirë edhe fotoja e këngëtares shqiptare, Aurela Gaçe. Ky veprim ka nxitur një reagim tejet të ashpër dhe emocional nga ana e këngëtares në rrjetet sociale.

Përmes një postimi të gjatë, Aurela Gaçe ka shpërndarë foton e saj të kryqëzuar mbi një pemë, si edhe të gjitha reagimet e saj të shumta në rrjetet e saj sociale në lidhje me protestën si edhe foto ku merrte pjesë në marshim, duke iu përgjigjur personit që e cilësoi si armike. Ajo ka kujtuar se kontributi dhe reagimi i saj qytetar datojnë që në rininë e hershme.

“Kam dalë në protesta unë qysh studente e për Armët kimike, e kam protestuar me gjithë qenien time edhe me tekste shumë të forta këngësh, e sigurt që vajza në fjalë mbase nuk është në dijeni. Madje, mbase nuk është në dijeni se kam qenë edhe në shesh krah popullit tim edhe tani,” ka shkruar ajo, duke theksuar se ka reaguar gjithmonë në mënyrën e saj.

Këngëtarja ka dënuar ashpër mënyrën se si po tentohet t’i imponohet mendimi dhe sjellja, duke e krahasuar këtë me metodat e diktaturës.

“Mua nuk më tregon as dikton dot askush se si ta dua vendin tim. Nëse ankoni për diktaturë, atëherë përse ti vetë dikton se si duhet të sillemi? A nuk është dhunë edhe kjo?” – shprehet e revoltuar Aurela. Sipas saj, ky lloj reagimi tregon qartë se nëse këta individë do të kishin pushtet në dorë, “të shkelin me këmbë”.

Në mesazhin e saj, artistja ka prekur edhe plagët e mëdha sociale të shoqërisë shqiptare, duke treguar se e njeh mirë peshën që mban një shqiptar mbi shpatulla pasi e jeton vetë atë çdo ditë.

Ajo ka përmendur prindërit e saj pensionistë, të cilët pa ndihmën e fëmijëve nuk do t’ia dilnin dot, si dhe motrën e vëllain që kanë zgjedhur të emigrojnë. Me tone të trishta, Aurela ka ndarë edhe frikën si prind për dy fëmijët e saj:

“Kam dilemat e çdo prindi për të ardhmen, të cilën kam frikë se nuk e shoh këtu. Populli nuk është i lumtur e këtë prapë s’ma kundërshton dot njeri,” ka mbyllur ajo, duke shtuar se dinjitetin e ka shumë më të shtrenjtë se çdo gjë tjetër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE