
Nga një Botëror në tjetrin, por diskutimet për Lionel Mesin dhe gazetaren argjentinase Sofi Martinez mbeten të njëjta.
Katër vite më parë, intervistat e saj me yllin argjentinas dhe shikimet që i jepnin njëri-tjetrit, bënë që të aludohej hapur për një histori mes të dyve, në një situatë që raportohet se tërboi bashkëshorten e yllit të futbollit, Antonela Rokuzon. Duket se kjo “miqësi” vazhdon edhe tani dhe Mesi nuk ka bërë asgjë për ta fshehur, pavarësisht kundërshtive që duhet të ketë gruaja e tij.
Pas ndeshjes ndaj Kepit të Gjelbër, kur kaloi në zonën miks, Mesi u ndal pikërisht përballë Sofi Martinez me të cilën u përqafua dhe ajo e puthi në faqe, në një tjetër shenjë afërsie të të dyve.
“Nëse të shoh, thonë përse e pe. Dhe nëse të përshëndet, thonë pse e përshëndete”, ishin fjalët e Mesit.
“Vlerësoj atë që the dhe të falënderoj për fjalët e tua”, iu përgjigj gazetarja para se të niste të bënte pyetjet për ndeshjet. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë ndezur edhe një herë zërat rreth yllit argjentinas, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
