
Një gjest i rrallë solidariteti dhe mirënjohjeje ka prekur opinionin publik. Një familje, e cila para tetë vitesh kishte përfituar një banesë nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, e udhëhequr nga humanisti Halil Kastrati, ka vendosur t\’ia kthejë sërish shoqatës, në mënyrë që ajo t’i dhurohet një familjeje tjetër në nevojë.
Familja, e cila prej disa vitesh jeton dhe punon në Gjermani, kontaktoi shoqatën për t’i bërë të ditur vendimin e saj, duke theksuar se jeta e tyre ka ndryshuar dhe se tashmë dëshirojnë t’ia përcjellin të njëjtën mundësi dikujt tjetër.
“Falë Zotit, jeta jonë ka ndryshuar. Sot kemi vendosur që banesën që na e dhuruat para tetë vitesh ta kthejmë përsëri tek ju, që edhe një familje tjetër ta gëzojë, ashtu siç e gëzuam ne. Ne e dimë çfarë do të thotë të jesh pa strehë, prandaj duam që dikush tjetër ta përjetojë atë lumturi”, thuhet në mesazhin që familja i dërgoi shoqatës.
Nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” e cilësuan këtë si një nga momentet më prekëse të punës së tyre humanitare, duke theksuar se nuk u kthye vetëm një shtëpi, por edhe besimi se mirësia vazhdon të jetojë dhe të përcillet nga një familje te tjetra.
Sipas shoqatës, ky veprim dëshmon se një akt bamirësie mund të ndryshojë rrënjësisht jetën e një familjeje dhe, me kalimin e kohës, ta shndërrojë atë familje në burim shprese për dikë tjetër.
Ky gjest po vlerësohet gjerësisht si një shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit, mirënjohjes dhe fuqisë së bamirësisë, duke treguar se ndihma e dhënë në momentet më të vështira mund të kthehet në një zinxhir të vazhdueshëm të së mirës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
