SHOWBIZ / E Premte 9 Janar 2026, 17:05

“Shumë pikante...”/ Me kë banor do donte Lorna të flinte në shtrat?

Ditën e djeshme, Vëllai i Madh i vendosi banorët përballë disa pyetjeve pikante, të cilave duhej t’i kthenin përgjigje dhe t’i argumentonin.

“Banorë, Vëllai i Madh iu vendos përballë disa pyetjeve pikante, të cilave duhet t’iu përgjigjeni duke i argumentuar. Sipas krahut orar, secili banor përzgjedh një pyetje dhe i përgjigjet. Pas raundit të parë të pyetjeve, fillon sërish banori i parë duke përzgjedhur një tjetër pyetje.

Kujdes, nuk mund të ndërroni pyetjen që ju bie dhe nuk mund të refuzoni përgjigjen. Respektoni kohën e njëri-tjetrit”, shkruhej në zarfin e bardhë.

Një nga pyetjet që i ra Lorës ishte:

“Me kë do doje të flije e qetë në shtrat?”, dhe këtu shpërthyen të qeshurat mes banorëve.

Më pas Lorna lexon pjesën tjetër të pyetjes:

“Jo domosdoshmërish romancë”.

“Pyetja ime është shumë pikante”, tha fillimisht ajo dhe më pas shton:

“Do doja të flija me Kristin në një shtrat që ta kuptoja ça planesh thur natën që bën ditën e pafajshme”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE