
Mbrëmja e sotme e “Big Brother VIP Albania 5” ka nisur me një të papritur të madhe që ka tronditur shtëpinë dhe publikun.
Ende pa nisur mirë dinamikat e mbrëmjes, moderatori Ledion Liço ka dhënë lajmin se Stine ka kërkuar të largohet vullnetarisht nga gara.
I ftuar në dhomën e rrëfimit për të shpjeguar arsyet e këtij vendimi të papritur, këngëtari u shpreh i prerë se motivimi i tij ka shteruar.
“Nuk kam më arsye të qëndroj këtu. Arsyeja pse kam hyrë ka qenë të luaja. Tani nuk kam më dëshirë. Jam në vendin e gabuar,” deklaroi Stine, duke vulosur kështu daljen e tij nga shtëpia.
Kjo tërheqje vjen në një moment kritik, pasi shtëpia pritet të ketë edhe një tjetër largim sonte.
Në televotim të fortë përballë njëri-tjetrit janë Miri, Selin dhe Juxhini, dhe njëri prej tyre do t’i bashkohet Stines jashtë shtëpisë brenda pak orësh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
