SHOWBIZ / E Hënë 16 Janar 2023, 14:02

Çpo planifikohet për ditëlindjen e moderatores? ‘Ndizet’ rrjeti nga komentuesit, Butrint Imeri ngre më tepër dyshimet me postimin e fundit. Artisti futet në BBV për Kiara Titon?

Këngëtari i njohur Butrint Imeri së fundmi është përfolur edhe për lidhjen e dashurisë që ka pasur me moderatoren Kiara Tito e cila është një nga banoret e “Big Brother Vip 2”.

Diskutimet për lidhjen e tyre tashmë të përfunduar u rindezën sërish pas përfundimit të ‘Prime’-t të kaluar kur këngëtari postoi në InstaStory një foto të ish-partneres së tij e krahas saj ai ka vendosur edhe një kurorë, duke e cilësuar kështu si një mbretëreshë.

Por çfarë pritet të ndodhë tani?!

Butrinti ka ngritur një kuriozitet të madh me postimin e fundit në Instastory, ku ka postuar një foto të tij dhe ka shkruar:

Mos ndoshta kjo befasi ka lidhje me Kiarën? Pasi në rrjet komentuesit “po ziejnë” dhe po thonë që këtë të martë produksioni mund të ketë menduar të surprizojë Kiara Titon për ditëlindje me futjen e këngëtarit në BBV.