
Xhevdet Skëndaj, personi që mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Sarandë është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.
Skëndaj ka marrë një plagë me armë zjarri në gjymtyrët e poshtme.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, do marrë mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Skëndaj u plagos pa pasur lidhje me ngjarjen, por duke qenë një kalimtar i rastësishëm.
Në atentatin e sotëm mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrto, i njohur ndryshe si “Tani Ruzhdiut”.
Rezulton se viktima është me precedent penalë, i përfshirë në një plagosje një vit më parë.
Në atë episod, me armë zjarri u plagosën Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, të dy nga Kamza.
Sipas të dhënave të dosjes së hetimit, autor i dyshuar i plagosjes ishte Ramadan Zoto, ndërsa Artan Myrtaj, Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj dyshohet se e kanë ndihmuar atë gjatë ngjarjes dhe në largimin nga vendi.
