
Vrasja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili u eliminua mëngjesin e sotëm në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencia në Sarandë, ka kthyer në vëmendje të shkuarën e errët dhe bashkëpunimin e tij me Ramadan Zoto i njohur si “Dane”, i cili korrikun e vitit të shkuar plagosur me armë zjarri dy të rinjtë nga Kamza.
Më 17 korik të 2025, “Dane” plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç, dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur. Brenda ditës së ngjarjes rreth 50 forca policore nga Tirana, Vlora e Saranda prej orësh zhvilluan operacione për arrestimin e 43-vjeçarit të shumëkërkuar, Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, i cili hapi zjarr 4 herë duke i lënë të plagosur në një rrugë kryesore të lagjes nr.4 në Sarandë.
Në momentin e ngjarjes mësohet se dhe Gëzim Hajdaraj ishte i armatosur por ai nuk arriti të kundërpërgjigjej, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar pas plumbave të marra dy të rinjtë nga Kamza u nisën në gjendje të rëndë me helikopter nga lagja numër 4 e Sarandës, aty ku ndodhi ngjarja, në drejtim të Tiranës.
Bashkë me Zoton, korrikun e 2025 policia u vendos në kërkim dhe të 3 personave të tjerë për “përkrahje të autorit të krimit”. Njëri prej tyre është dhe vëllai i “Danes”, Erjon Canaj 36 vjeç dhe dy shokët Artan Murtaj 43 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç, të cilët rezultojnë me precedentë të ndryshëm penalë.
Pas plagosjes së dy të rinjve, në Sarandë nisi një sagë hakmarrje.Në fillim të muajit tetor të 2025, u vra me tritol babai i Klaus Jaçaj, Isuf Jaçaj, ngjarje e cila ndodhi pak para mesnatës. Automjeti tip fuoristradë ku ndodhej Isuf Jaçaj u përfshi nga një shpërthim i fortë që i mori jetën atij në vend.
Pas tritolit të vendosur ndaj Isuf Jaçajt, raportohet se në shënjestër ishin dhe prona të Ramadan Zotos, të cilat u hodhën në erë.
Gj*ku i derdhur në 2025 ende i “pa larë”, saga e
Isuf Jaçaj
Në lidhje me plagosjen e Hajdarajt dhe Lames, Ramadan Zoto përfundoi prapa hekurave, ndërsa Artan Myrtaj dhe Klaus Jaçaj, të cilën u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, fituan lirinë brenda pak kohësh. Asokohe në kërkim të policisë vendase ishte Erjon Canaj, vëllai i “Danes”.
Plagosja e të rinjve nga Kamza në lagjen numër 4 të Sarandës, në korrikun e 2025 nuk u përmbyll vetëm me arrestime dhe përballje me drejtësinë. Të afërm të Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lames janë përbetuar që do të marrin hak për gjakun e tyre, të cilët prej më shumë se një viti po vijojnë me hakmarrjen.
Pas vrasjes së babait të Klaus Jaçajt, Isufit, ngjarje e ndodhur në tetorin e 2025, sot iu mor jeta Artan Myrtajt, i cili përkrahu “Danen” pasi plagosi dy të rinjtë. 4 plumbat të cilët prekën para një viti Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën, sot e kësaj dite po i kushton jetën personave që tentuan të mbanin ngjarjen e fshehtë.
Burime te sigurta dhe te mirëinformuara brenda grupit hetimor, kanë konfirmuar për newsbomb.al se pista kryesore e hetimit dhe të gjitha dyshimet e vrasjes së Artan Myrtajt, i cli dha frymën e fundit para syve të nënës së tij, çojnë në ngjarjen e vitit 2025 ku u plagosën dy të rinjtë nga Kamza.
