LAJME / E Diel 20 Shtator 2026, 10:10

Gazetari trazon rrjetin: Biznesmeni dhe këngëtari i njohur shqiptar janë në një lidhje bashkë

Një deklaratë e gazetarit Elton Tozaj në “Radar” ka ngritur pikëpyetje për një histori që, sipas tij, pritet të bëhet publike gjatë ditëve në vijim.

Gjatë diskutimit në studio, Tozaj paralajmëroi se do të zbulojë detaje rreth një lidhjeje mes një këngëtari të njohur shqiptar dhe një biznesmeni.

Do zbulojmë lidhjen mes një këngëtari dhe një biznesmeni”, u shpreh gazetari, pa përmendur emra dhe pa dhënë të tjera detaje mbi personat të cilëve iu referohej.

Deklarata ka mjaftuar për të nxitur menjëherë kureshtjen, veçanërisht për faktin se Tozaj e prezantoi informacionin si diçka që do ta bëjë publike në ditët në vijim.

Për momentin, gazetari nuk ka zbuluar identitetin e këngëtarit apo të biznesmenit.

Tashmë mbetet për t’u parë se cilëve personazhe iu referohej gazetari dhe çfarë do të zbulojë konkretisht gjatë ditëve të ardhshme.