SHOWBIZ / E Hënë 16 Janar 2023, 14:02

Përgatitu, Luizi shigjeton banoren e re: Më ke nominuar kur nuk të kam bërë gjë

Luizi ka patur një debat me Nitën për sa i përket nominimeve.

Nita: Po duhet të jesh më i fortë në karakter!

Luizi: E vlerësoj një femër të fortë! Më ke nominuar kur nuk të kam bërë gjë, përgatitu!

Teksa Tea po pikturonte fytyrën, Luizi i tregoi se si kur ai po bënte trajtimin Tea dhe Kejvina erdhën ta ngacmonin duke bërë zhurmë.

Luizi: Erdhën dhe bërtisnin, bëjnë si kalama!

Dea: po pse ti ça bën?

Luizi: I bëj të qajnë në banjë me radhë, nuk e dinë ato!

Teksa Luizi po bënte trajtim, Kejvina ishte e vendosur për mos ta lënë të qetë. Pas debatit dje në spektakël, ajo thotë se është ndjerë e fyer nga ai, duke i mbajtur qëndrim gjatë gjithë ditës.

Luizi po recitonte një nga vargjet e poezisë që bëri për Kiarën, kur Olta e ngacmoi duke i thënë: E ke për Tean apo për Kiarën?

Kaq mjaftoi që Luizi t’i rikujtojnte asaj se shumë shpejt do të nisë ‘lufta’ mes tyre: Mbani frymën njerëz, spektakli filloi, po jo të dielën se e kam pushim!

Olta: Okej , mbaje mend dhe këtu jemi e diskutojmë!