SHOWBIZ / E Enjte 16 Shkurt 2023, 12:12

"O Luiz o kampion"/ Fansat brohorasin në Big Brother VIP, Olta nga xhelozia e madhe bën veprimin e papritur (VIDEO)

Luiz Ejlli u ka treguar banorëve se disa fëmijë vijnë çdo ditë pranë shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ dhe brohorasin. ‘O Luiz o kampion’ u dëgjua të thonin të vegjëlit teksa në oborr ishte Luizi, Kiara, Maestro dhe Olta.

Kjo e fundit, duke qënë se u ndje e lënë mënjanë nga ‘dashuria’ e fansave, reagoi. Por jo ashtu siç e prisnim.

Aktorja tha se personat jashtë po bërtisnin ‘O Luiz o legen’.

Kjo u prit me të qeshura nga Luizi i cili i sqaroi se nuk është hera e parë që këta persona brohorasin për të.

Personi nga ana tjetër e shtëpisë: O Luiz…

Luizi: O legen, deka, seriozisht e ke? Të kam thënë, ke probleme me sy e me veshë. Është i njëjti zë që vjen çdo mëngjes.

Maestro: Një problem do kesh me këtë, i ngel qefi shumë shpejt.

Luizi: O Luiz o kampion, kjo o Luiz o legen. Ai vjen ditë për ditë.

Maestro: Mos tha fjalë tjetër?

Luizi: O Luiz o legen thotë kjo, është e drejta e saj.

Olta: Ashtu e dëgjova ore. Po ç’të duhet ta dëgjosh, dhe ajo të duhet.