SHOWBIZ / E Shtunë 10 Janar 2026, 00:12

Kë do zgjidhte për një darkë romantike? Selin HABIT: Përgjigja ka një NDJENJË timen që nuk e kam shprehur ...

Ditën e djeshme, Vëllai i Madh i vendosi banorët përballë disa pyetjeve pikante, të cilave duhej t’i kthenin përgjigje dhe t’i argumentonin.

“Banorë, Vëllai i Madh iu vendos përballë disa pyetjeve pikante, të cilave duhet t’iu përgjigjeni duke i argumentuar. Sipas krahut orar, secili banor përzgjedh një pyetje dhe i përgjigjet. Pas raundit të parë të pyetjeve, fillon sërish banori i parë duke përzgjedhur një tjetër pyetje. Kujdes, nuk mund të ndërroni pyetjen që ju bie dhe nuk mund të refuzoni përgjigjen. Respektoni kohën e njëri-tjetrit”, shkruhej në zarfin e bardhë.

Pyetja e dytë që i ra Selinës ishte:

“Kë do zgjidhje për një darkë romantike sonte?”.

“Qyqja ça janë këto pyetje. Vëllai i Madh, të lutem e mund t’ja kaloj Keijsit?”, tha fillimisht Selin.

Ndërkohë Stine shton: “Mua, a e lamë dje?”, (gjatë lojës me tullumbace).

“Një sekondë, se kjo përgjigje ka një ndjenjë timen që unë nuk e kam shprehur ndonjëherë, që më është krijuar kohëve të fundit. E kam shprehur pak te Vëllai i Madh, por nuk është se e ka dhënë akoma, mendoj se do jepet në Prime. Më vjen pak zor ta them, se po më shikoni e kam hall se do thoni po e përdor për lojë. Është Lore, e kam kërkuar një darkë romantike mes njëra-tjetrës”, tha Selin pastaj.

“Mendova se ishte mashkull”, dëgjohet të thotë Iliri dhe banorja i drejtohet:

“Nuk kam, i respektoj të gjithë çunat shumë. Do kisha zgjidhur Stine, nëse duhej një mashkull, se edhe lojën donim ta fitonim për një darkë”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE