SHOWBIZ / E Hënë 31 Gusht 2026, 19:07

FOTO/ Sezoni i ri, “Fiks Fare” pëson ndryshim drastik në pamje

“Fiks Fare” do të rikthehet në sezonin e ri televiziv me një identitet të ri vizual. Programi investigativ i Top Channel ka prezantuar logon e re, duke ndryshuar ndjeshëm pamjen me të cilën publiku është mësuar ndër vite.

Logoja e vjetër, e karakterizuar nga ngjyrat e forta dhe elementet grafike rrethore, i ka lënë vendin një dizajni më minimalist. Emri “Fiks Fare” tashmë paraqitet me germa të bardha mbi një sfond të errët me nuanca të gjelbra dhe të kaltra.

Bashkë me imazhin e ri është prezantuar edhe slogani “I njëjti Fiks / Tjetër kënd”, duke lënë të kuptohet se ndryshimi lidhet me mënyrën e prezantimit të programit, ndërsa fokusi i tij investigativ do të vazhdojë.

Pamja e re është shpërndarë edhe nga Sara Hoxha në Instagram, pak para nisjes së sezonit të ri televiziv në Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE