
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pietralata, në periferinë lindore të Romës, ku një çift dhe vajza e tyre 5-vjeçare me aftësi të kufizuara u gjetën të pajetë brenda banesës së familjes.
Zjarrfikësit i gjetën trupat pasditen e së hënës në një apartament të një pallati në Via dell’Antracite. Në vendngjarje mbërritën edhe karabinierët, të cilët nisën këqyrjen dhe mbledhjen e provave për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një vrasjeje të dyfishtë të pasuar nga vetëvrasja. Megjithatë, autoritetet po vazhdojnë verifikimet dhe ende nuk kanë përcaktuar përfundimisht dinamikën e ngjarjes.
Tre trupat u gjetën në dhomën e gjumit, ndërsa dyshohet se është përdorur një pistoletë. Gjatë kontrollit të apartamentit, autoritetet gjetën të vrarë me armë zjarri edhe qenin e familjes.
Alarmin e dhanë disa të afërm, pasi nuk po arrinin të kontaktonin çiftin. Burri ishte 32 vjeç, ndërsa gruaja 31 vjeçe. Të shqetësuar nga mungesa e komunikimit, familjarët njoftuan shërbimet e emergjencës.
Zjarrfikësit që mbërritën në adresën e familjes u detyruan të thyenin derën e apartamentit për të hyrë brenda. Aty gjetën të pajetë dy prindërit dhe vajzën e tyre 5-vjeçare.
Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur brenda banesës dhe për të sqaruar se kush e ka përdorur armën. Autoritetet pritet të mbështeten në këqyrjen e vendngjarjes dhe ekzaminimet mjeko-ligjore për të rindërtuar kronologjinë e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
