LAJME / E Hënë 31 Gusht 2026, 17:05

Dy javë në koma, i riu jep frymën e fundit në spital!

Një lajm i trishtë ka mbërritur në orët e vona të së shtunës, pasi u raportua se i riu i identifikuar si Bajram Arifaj, nuk ka arritur t\\\’u mbijetojë dot plagëve të marra në aksidentin që pësoi para dy javësh. Ndaj ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në spital. Ndërsa, sot familjarë e miq do i japin lamtumirën e fundit.

Pas dy javësh në koma, Bajram Arifaj dha frymën e fundit në spital duke lënë pas një dhimbje të pashërueshme për familjarët, miqtë, shokët e të gjithë të afërmit e tij të cilët mes lotësh e kujtojnë atë si një djalë të urtë dhe shembullor.

Zemërthyer për humbjen e parakohshëm të Bajramit ka reaguar dhe një nga pedagogët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës Nazmi Zhabota, i cili shkruan se papritmas ka marrë lajmin e hidhur të vdekjes së ish-nxënësit të tij. Jo vetëm student, por dhe si komshiun e tij, Zhabota e kujton të riun si një punëtor, person të ndërgjegjshëm e shumë ëndrra për jetën. Mirëpo fati e deshi ndryshe. Bajrami iu dorëzua plagëve të marra të aksidentit të ndodhur më 14 gusht 2026 në fshatin Jashanicë.

\\\”Me zemër të thyer mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-nxënësit tim Bajram Arifaj, një djalë që e kam njohur që në fëmijëri. Ishte edhe komshiu ynë, një djalë i urtë, i sjellshëm dhe me një zemër të mirë.

Para dy javësh, një aksident i rëndë trafiku ia ndryshoi rrjedhën e jetës. Për dy javë qëndroi në koma, ndërsa familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin shpresuan dhe u lutën që të kthehej mes nesh. Por fatkeqësisht, ai i mbylli sytë përgjithmonë.

U rrit, u bë një djalë punëtor, i përgjegjshëm dhe me ëndrra për jetën. Kishte ende aq shumë për të jetuar, aq shumë për të bërë dhe aq shumë ëndrra për të realizuar. Por fati ishte i pamëshirshëm dhe ëndrrat e tij u shuan shumë herët.

Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona, si ai djali i urtë, i sjellshëm dhe punëtor. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që patën fatin të të njohin\\\” shkruan Nazmi Zhabota në postimin e ndarë së fundmi në rrjet.

Po ashtu, newsbomb.al mëson se ditën e sotme në orën 14:00, familjarë, miq e të afërm do i japin lamtumirën e fundit Bajramit, ceremonia mortore e të cilit do të zhvillohet në Shtupet te varrezat e Lagjes Bakaj.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.