
Nga 1 shtatori, autobusët e linjave urbane në Tiranë do të qarkullojnë me një flotë të reduktuar.
Shoqatat e transportit kanë njoftuar se do të nxjerrin në qarkullim 20 deri në 30% më pak autobusë, për shkak të rritjes së kostove të karburantit.
Sipas operatorëve, çmimi i lartë i naftës e ka bërë të vështirë përballimin e kostove të operimit, duke i detyruar të reduktojnë numrin e mjeteve në qarkullim.
Vendimi pritet të ndikojë drejtpërdrejt te shërbimi urban në kryeqytet, me intervale më të gjata pritjeje për pasagjerët, veçanërisht në oraret me fluks të lartë.
