LAJME / E Hënë 31 Gusht 2026, 17:05

Tragjedi e madhe/ 16-vjeçari ekz*kuton nënën, më pas merr policinë në telefon dhe ...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën, ku një 16-vjeçar dyshohet se ka sulmuar brutalisht nënën e tij 50-vjeçare, e cila më pas ka humbur jetën në spital.

Ngjarja ndodhi në lagjen Centocelle, në periferi lindore të kryeqytetit italian, në apartamentin ku nëna dhe djali jetonin prej rreth tre vitesh.

Sipas mediave italiane, fqinjët nuk kishin raportuar më herët probleme të veçanta mes tyre dhe pasditen e ngjarjes nuk kishin dëgjuar britma apo thirrje për ndihmë.

Pas sulmit, 16-vjeçari dyshohet se ka telefonuar vetë numrin e emergjencës 112, duke u treguar autoriteteve se kishte goditur nënën e tij.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, adoleshenti u gjet jashtë pallatit, i ulur dhe me rrobat e mbuluara me gjak. Brenda banesës, në katin e parë, u gjet nëna e tij ende gjallë, por në gjendje të rëndë.

Gruaja u transportua me urgjencë në Poliklinikën Tor Vergata, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë disa orë më vonë për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, 16-vjeçari është shtruar në repartin psikiatrik të Poliklinikës Umberto I në Romë. Sipas hetimeve paraprake, ai kishte pasur probleme edhe më herët.