
Pas historisë së tij me Elhaida Danin, Ledian Agallijaj ka tërhequr vëmendjen me një postim të ri në Instagram, ku shfaqet një vajzë për të cilën nuk ka dhënë asnjë detaj.
Balerini ka publikuar në Story një fotografi të vajzës, por ajo që ka shtuar pikëpyetjet është mbishkrimi që ka zgjedhur për ta shoqëruar: “My endless summer”, që mund të përkthehet “Vera ime pa fund”.
Ai nuk ka treguar se kush është vajza dhe as çfarë raporti ka me të. Për këtë arsye, postimi nuk mund të merret si një konfirmim për një lidhje të re, edhe pse mënyra se si e ka publikuar ka bërë që në rrjet të nisin aludimet.
Vëmendja është më e madhe edhe për shkak të historisë së tij me Elhaida Danin, marrëdhënie për të cilën prej muajsh kishte sinjale se kishte përfunduar. Fillimisht ishte Elhaida ajo që nuk e ndiqte më Ledianin në Instagram dhe kishte hequr fotografitë e tyre nga profili. Më pas të njëjtën gjë bëri edhe Lediani.

Vetë Elhaida kishte folur në tetor të vitit 2025 për një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tyre. E ftuar në “The Dalina Show”, këngëtarja tregonte se angazhimet profesionale dhe distanca e kishin vështirësuar raportin, ndonëse në atë kohë fliste ende për dëshirën për të krijuar një familje dhe një jetë më të qëndrueshme.
Aktualisht Elhaida vijon angazhimet profesionale me turneun e “Notre Dame de Paris”, ndërsa Lediani duket se po vazhdon jetën e tij larg historisë së mëparshme.
Nëse vajza e publikuar në Instagram është një dashuri e re apo thjesht një person i afërt me të, këtë Lediani nuk e ka sqaruar. Për momentin, fotografia dhe dedikimi “My endless summer” janë të vetmet sinjale që kanë ngritur pikëpyetje për jetën e tij sentimentale.
