Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se përgjime ambientale diktuan paligjshmërinë, në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga biznese private.
Në një emision televiziv, Karamuço u shpreh se persona përgjegjës për territorin, u thonin pronarëve të bizneseve se gjërat do të rregullohen me vonë.
Karamuço shtoi se personat që kanë marrë ryshfet duhet të shkojnë në burg.
“Ka përgjime ambientale gjatë këtyre 72 orëve, ku persona përgjegjës me autoritet shtetëror që duhet ta kishin kontrolluar me kohë këtë territor, u justifikohen këtyre operatorëve të paligjshëm, me faktin që tani kjo është vendimmarrje e kryeministrit, do na e bëni hallall, por do rregullohet më vonë. Pastaj, këta persona i gjen në shpurën e ministrave që shkojnë në disa prej qyteteve dhe evidentojnë zonat, dhe janë të zverdhur, kanë marrë lekët.
Ne kemi masën e parë, ndaj biznesit të paligjshëm, por duhet të heqim shpurën mbrapa që kanë dy paga, një në shtet dhe një në privat. Disa prej tyre duhet të shkojnë në burg. Ne duhet t’i heqim nga administrata zgjedhore. Duke i pasur si numërues, deputetët i promovojnë. Nëse shmanget, është një nga gjërat, që politika dhe vendimmarrja bëhet më e qëndrueshme. Nuk duhet të bëjmë fushata. Këta pronarët e lokaleve të shohin në sy, a e keni seriozisht? Ai shkon e prish në drekë dhe në darkë me pronarin, shohin se si do e bëjnë. Kjo duhet të përfundojë një herë e mirë.”, theksoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE