LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 19:07

Vrasja në Ksamil/ Zbulohet fytyra e shoferes që ndihmoi Sokrat Vatën të arratisej (Video)

Kjo është 31 vjeçarja turke e cila së bashku me një tjetër shtetas turk ndihmuan autorin e vrasjes së portugezit Miguel Mendes, Sokrat Vatën, të largohej nga Ksamili.

Video tregon momentin e aksionit të policisë, duke nxjerrë zbuluar dhe fytyrën e gruas turke e cila ka qenë drejtuese e mjetit.

Makina ku ata po udhëtonin u ndalua në Levan të Fierit nga grupet e kontrollit që ishin ngritur në pikat kyçe të akseve kryesore të vendit pas vrasjes së ndodhur rreth orës 05:15 para ‘Principotes’ në zonën bregdetare të Ksamilit.

Arrestimi i Sokrat Vatës u bë 5 orë pas krimit të rëndë.

Policia po heton rolin e çiftit turk që drejtonte mjetin ku ishte fshehur autori vrasjes, pasi ka dyshimet se Sokrat Vata punonte edhe si truprojë e shtetasit turk. Deri tani mësohet se 38 persona janë shoqëruar nga Policia e Sarandës për tu marrë në pyetje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE