
Në takimin mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, mësohet se janë diskutuar të paktën tre emra për një kandidaturë të mundshme për president.
Sipas burimeve të Gazeta Minuti, bëhet fjalë për figura që vijnë jashtë skenës politike dhe që nuk kanë qenë pjesë aktive e politikës.
Burimet bëjnë të ditur se emrat janë hedhur në diskutim gjatë takimit, ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar se cili prej tyre mund të jetë kandidat.
Takimi Kurti–Abdixhiku po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit, me mundësinë që një figurë jashtë politikës të shërbejë si pikë kompromisi mes palëve.
Emrat konkretë, sipas burimeve, nuk janë bërë ende publikë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
