LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 19:07

I mori jetën të dashurës në Itali! Shqiptari befason gjykatën me veprimin e tij, detyrohen të marrin vendimin, ai nuk e ka në plan të

42-vjeçari shqiptar Elvis Metvelaj, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij italiane, e cila u gjet e pajetë para spitalit të Trebisacces, ka kyçur gojën para togave të zeza në Itali, në seancën paraprake të mbajtur sot.

Sipas mediave italiane mësohet se në seancën e zhvilluar ditën e sotme ku pritej që të vlerësohej nëse arrestimi i Metvelaj ishte i ligjshëm, referuar provave të mbledhura deri më tani në lidhje me vdekjen e italianes Ornella Forastefanos, shqiptari ka zgjedhur që të mos i përgjigjej pyetjeve të bëra nga gjyqtari i çështjes.

Po ashtu, raportohet se gjyqtari i çështjes u tërhoq për të marrë vendimin në lidhje me ndalimin e shqiptarit, vlerësimin e ndalimit të tij si dhe masën e sigurisë “arrest me burg” të kërkuar nga Prokuroria e Barit. Ndërsa pritet që vendimi të merret në orët në vijim, e të mësohet nëse shqiptari Elvis Metvelaj do të shpallet fajtor për vrasjen e italianes, që i tronditi të gjithë.

Në lidhje me tragjedinë e ndodhur ka reaguar dhe vajza e viktimës e cila ka kundërshtuar haptazi çdo përpjekje për ta lidhur tragjedinë me mbiemrin e saj, ndërsa shkak i ngjarjes sipas saj është dhuna e ushtruar nga një burrë, referuar këtu shqiptarit. Po ashtu, e bija e viktimës ka rrëqethur me dedikimin e bërë ndaj mamasë së saj.

“Unë jam e fortë, mami, por ende kisha nevojë për ty, për nënën time dhe jo vetëm për mamin, por për shoqen time më të mirë, atë person që ishte gjithmonë aty kur kisha një problem, supin ku mund të mbështetesha kur rrëzohesha, dhe anasjelltas, ti tek unë.

Na rrite e vetme, duke bërë një mijë sakrifica. Mos u shqetëso, do të kujdesem unë për Ettoren sikur të ishe ti, edhe pse asgjë nuk do të jetë më kurrë njësoj pa ty.

Shpresoj që aty ku je tani të jetë një vend më i mirë, e rrethuar nga argëtimi, ashtu siç të pëlqente ty, dhe nga ditët në det duke marrë rreze dielli.

Ende doja të të bëja gjyshe dhe ti me siguri do të ishe zemëruar nëse do të të quanin gjyshe, sepse thoshe se ishe shumë e re. Por e di që do t’i kishe dashur që në çastin e parë.

Të dua përgjithmonë, mami, dhe do të jem gjithmonë një grua e fortë, ashtu siç më mësove ti. Shpresoj që të gjesh paqen tënde, sepse nuk jemi vetëm. Ke krijuar dy fëmijë që do të jepnin jetën për njëri-tjetrin dhe do t’i japim forcë njëri-tjetrit, ashtu siç do të doje ti” shkroi vajza e Ornella Forastefanos në Facebook-un e saj.

Siç kemi raportuar dhe pasditen e së dielës, shqiptari Elvis Metvelaj u ndalua në portin e Barit nga autoritetet italiane. Prokuroria e Barit ka kërkuar zyrtarizimin e ndalimit si dhe masën e sigurisë “arrest me bvurg” për t. Ndërsa pritet që dosja për vrasjen e italianes të transferohet më pas Prokurorisë së Castrovillarit (Calabria), e cila është kompetenete për të zhvilluar hetimet mbi vrasjen e 46-vjeçares, ngjarje e ndodhur në territorin e Kalabrisë.

Sakaq, mësohet se trupi i pajetë i Ornella Forastefanos është transferuar në Katanzaro, ku ekzaminimi mjeko-ligjor do të kryhet nga ekipi i drejtuar nga profesoresha Isabella Aquila, pranë Spitalit Universitar “Dulbecco”.

Autopsia pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë e të japë përgjigje mbi natyrën e plagëve, shkakun e vdekjes si dhe kohën e saktë kur ka ndodhur vdekja e italianes. Deri në ato momente, pritet që gjykata të dalë me një vendim për fatin e shqiptarit i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e Ornella Forastefanos, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE