LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 19:07

Vrasja e turistit portugez, kush është polici-bodyguard që ndihmoi autorin të arratisej

Moisid Matushaj, i cili punon si bodyguard në të njëjtin grup të kompanisë “Orange Elite Security”, dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që parapriu vrasjen e shtetasit portugez dhe se ka ndihmuar autorin e dyshuar të largohej nga vendngjarja.

Sipas burimeve, Matushaj punon si bodyguard me Sokrat Vatën, 29-vjeçarin nga Hasi, i cili dyshohet se vrau me thikë mëngjesin e sotëm 20-vjeçarin Miguel Mendez. Krahas kësaj, Matushaj rezulton edhe punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë specialist i hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

Pas krimit, Sokrat Vata dyshohet se është ndihmuar të largohet nga vendngjarja nga dy shtetas turq, një djalë dhe një vajzë. Ata e kanë futur 29-vjeçarin në bagazhin e një automjeti dhe më pas janë larguar.

Por arratisja nuk ka zgjatur shumë. Policia kishte futur në përgjim telefonin e autorit të dyshuar dhe, përmes gjurmimit të sinjalit, ka ndjekur lëvizjet e tij deri në Fier. Atje, 29-vjeçari është arrestuar nga policia.

Ndërkohë, mësohet se Sokrat Vata punonte si bodyguard në barin “Proncipot”, pranë plazhit ku ndodhi ngjarja.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur pas ngacmimit të një vajze nga një shtetas francez, i cili ndodhej në shoqërinë e disa të huajve. Përplasja më pas ka agravuar, duke përfunduar me vrasjen e 20-vjeçarit Miguel Mendez.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur edhe një tjetër shtetas i huaj, i cili ishte në shoqërinë e francezit. Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes dhe rolin e personave të përfshirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE