LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 19:07

Keni vizë apo po aplikoni për vizë amerikane? Departamenti i Shteti jep njoftimin urgjent: Do ua heqim menjëherë nëse

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon se administrata e Presidentit Donald Trump po përdor autoritetin ligjor për revokimin e vizave në rastet kur evidentohen shqetësime lidhur me sigurinë kombëtare, sigurinë publike apo rrethana të tjera që, sipas autoriteteve amerikane, e bëjnë të nevojshme një masë të tillë.

Në një përgjigje zyrtare për mediat, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka sqaruar se vizat mund të revokohen në çdo moment kur ka të dhëna që ngrenë dyshime mbi përshtatshmërinë e mbajtësit të vizës ose kur ai konsiderohet si kërcënim i mundshëm për sigurinë publike.

“Administrata Trump po mbron kombin tonë dhe qytetarët e tij duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe sigurisë publike përmes procesit të vizave”, thuhet në përgjigjen e DASH.

Sipas autoriteteve amerikane, revokimi i vizës mund të bëhet edhe në rrethana të tjera kur një masë e tillë konsiderohet e nevojshme. Ndër shkaqet e përmendura janë aktivitetet kriminale, shkelja e kushteve të vizës, mashtrimi dhe shqetësimet që lidhen me sigurinë kombëtare.

DASH i është referuar gjithashtu qëndrimit të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, sipas të cilit “një vizë amerikane është privilegj, jo e drejtë”.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Sekretari Rubio ka autoritet të gjerë për të revokuar vizat dhe administrata Trump është e angazhuar ta ushtrojë këtë autoritet kur ekziston një interes i rëndësishëm i politikës së Shteteve të Bashkuara.

Sa shqiptarë kanë humbur vizat?

Çështja e revokimit të vizave ka ngritur pikëpyetje edhe për numrin e shtetasve shqiptarë të prekur nga kjo politikë.

Një javë më parë u raportua se Departamenti Amerikan i Shtetit kishte revokuar më shumë se 175 mijë viza për shtetas të huaj që prej rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, DASH nuk ka bërë të ditur se sa prej këtyre rasteve u përkasin shtetasve shqiptarë.

Departamenti ka shpjeguar se, si rregull i përgjithshëm, nuk komenton raste specifike për shkak të konfidencialitetit të të dhënave që lidhen me vizat.

Kështu, SHBA konfirmon se revokimi i vizave po përdoret si një instrument i politikës së administratës Trump për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe publike, por nuk ka një shifër zyrtare publike për numrin e shqiptarëve që kanë humbur vizat amerikane, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE