LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 19:07

Nje seri tmetesh ka goditur kete vend

Një seri prej shtatë tërmetesh ka goditur të martën provincën e Granadës në Spanjë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qendra tregtare, hotele dhe ndërtesa të tjera si masë paraprake.

Sipas gazetës “El Mundo”, tërmeti më i fortë arriti magnitudën 4.8 të shkallës Rihter dhe kishte epiqendrën në qytetin Gohar, pranë zonës që u godit edhe të shtunën nga një tërmet me magnitudë 5.0. Pas lëkundjes kryesore u regjistruan disa pasgoditje të forta, ndërsa autoritetet e Andaluzisë bënë të ditur se në total u regjistruan shtatë tërmete radhazi, katër prej tyre me magnitudë mbi 4.0.

Për shkak të aktivitetit sizmik, Shërbimi Shëndetësor i Andaluzisë vendosi të pezullojë përkohësisht një pjesë të shërbimeve në qendrat shëndetësore të provincës së Granadës. Vizitat mjekësore dhe ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara u shtynë, ndërsa urgjencat dhe shërbimet onkologjike vijojnë të funksionojnë normalisht.

Sipas autoriteteve rajonale, tre persona mbetën të plagosur lehtë, mes tyre edhe një i mitur që u dërgua në spital. Lëndimet u shkaktuan nga rënia e pjesëve të ndërtesave pas lëkundjeve. Shërbimet e emergjencës raportuan se morën më shumë se 500 telefonata nga qytetarët pas tërmetit.

Këto lëkundje vijnë pas një jave me aktivitet të shtuar sizmik në zonën e Vega de Granada dhe pjesën jugore të rajonit metropolitan.

Sipas Institutit Kombëtar Gjeografik të Spanjës (IGN), javën e kaluar u regjistruan më shumë se 30 tërmete në këtë zonë, megjithëse shumica ishin me magnitudë të ulët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE