LAJME / E Enjte 19 Qershor 2025, 22:10

Vlora nën flakë dhe pa ujë të pijshëm, Rama i ‘tërheq’ veshin kryebashkiakut Dredha në 34 vjetorin e PS

Partia Socialiste festoi sot 34-vjetorin e themelimit të saj. Pas fjalimit të mbajtur me këtë rast, kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, u ndal për të biseduar me anëtarë dhe drejtues të partisë.

Në sy ra një bisedë e gjatë dhe serioze mes Ramës dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Sipas mediave, kryeministri i ka shprehur pakënaqësinë për situatën e krijuar nga zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë disa ditë më parë.

Ndërkohë, Vlora vijon prej disa ditësh të përballet edhe me mungesën e ujit të pijshëm, çka ka shtuar shqetësimet mes qytetarëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE