LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 16:04

Vjen njoftimi i fundit per 25 vjecaren

Një 25-vjeçare, e cila pësoi djegie të rënda në rreth 85% të sipërfaqes së trupit nga zjarri që përfshiu dy ditë më parë hotelin “Brooklyn” në Vlorë, është nisur drejt Turqisë për trajtim të specializuar.

Pacientja Ana Dyrmishi qëndroi nën kujdesin e ekipeve të terapisë intensive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përfundimit të procedurave mjekësore dhe administrative, është bërë i mundur transferimi i saj në një spital në Turqi, ku do të vijojë trajtimin.

Nën monitorimin e mjekëve vijon të jetë edhe 30-vjeçari Aldo Kasimi, i cili ka pësuar djegie në rreth 30% të sipërfaqes së trupit. Të plagosurit e tjerë raportohet se janë në gjendje të stabilizuar. Mes tyre janë Nderim dhe Arlinda Rexhepi, të cilët u dërguan në Spitalin e Traumës për shkak të frakturave të pësuara.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në hotelin “Brooklyn”, në zonën e Lungomares në Vlorë.

Gjashtë persona mbetën të lënduar, pesë prej tyre nga Kosova dhe një nga Rrësheni. Në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, disa prej pushuesve u detyruan të hidheshin nga ballkonet e hotelit.

Sipas të dhënave të Policisë, zjarri dyshohet se nisi në katin e parë të godinës si pasojë e një defekti në prizën elektrike të një frigoriferi në restorantin e hotelit dhe më pas flakët u përhapën në pjesë të tjera të ndërtesës.

Në hotel ndodheshin edhe pushues të tjerë, përfshirë shtetas të huaj, të cilët arritën të dilnin pa pësuar lëndime, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE