LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 16:04

Dalin detaje te reja per ngjarjen qe shokoi bregdetin tone

38 persona janë shoqëruar nga Policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit francez Miguel Mendez, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lokalin “Principote” në Ksamil.

Burime bëjnë me dije se pritet arrestimi edhe i personave të tjerë, përveç 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuar si autor i vrasjes. Gjithashtu, pritet ndalimi i dy shtetasve turq që dyshohet se e kanë ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes, si dhe i personave të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë, është ndaluar Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Ai dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata të largohej pas vrasjes së 20-vjeçarit francez.

Nga hetimet e policisë rezulton se Matushaj punonte si bodyguard, së bashku me Sokrat Vatën, në lokal. Dyshohet se ai e ka ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia po heton gjithashtu rolin e një çifti turk që drejtonte automjetin ku dyshohet se ishte fshehur autori i vrasjes. Sipas hetimeve paraprake, Sokrat Vata dyshohet se punonte edhe si bodyguard i shtetasit turk.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe shtetasi Bekim Bulica, 36 vjeç. Nga hetimet rezulton se ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar drejt Tiranës, me qëllim shmangien e hetimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE